Çellsi dhe Bornemauti gjobiten edhe nga Federata e Anglisë

Çellsi dhe Bornemauti do të gjobiten me 25,000 paund secili nga Federata Angleze e Futbollit për marrjen e gjashtë ose më shumë kartonëve në ndeshjen e tyre rekord në Premier Ligë.

Çellsit iu treguan 8 kartonë të verdhë ndaj 6 të kundërshtarëve të tyre teksa gjyqtari Entoni Tejlor zemëroi të dy grupet e tifozërive. 14 paralajmërimet në total ishin një rekord i ri për një ndeshje të vetme të Premier Ligës dhe ky numër nuk përfshin as kartonët e tjerë të treguar për stafin e skuadrave, duke përfshirë trajnerin e Çellsit, Enzo Mareska, edhe ai mes të ndëshkuarve.

Trajneri i Bornemautit, Andoni Iraola, nuk donte të diskutonte pas ndeshjes për performancën e gjyqtarit Tejlor, ndoshta nga frika se do të ndëshkohej më tej nëse ai e kalonte kufirin.

“Kishte 14 kartonë të verdhë të mara mjaft të lehtë, pastaj kartonët e dytë të verdhë nuk ishin aq të lehtë. Por unë nuk do të fokusohem tek arbitri. Nuk ka funksionuar më parë, kështu që sot nuk do të fokusohem tek ai”. Gjithsesi, Çelsi arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertën në Bornmëth, falë golit të vonë të Kristofer Nkunkusë, i cili zhbllokoi rezultatin katër minuta nga fundi i kohës së rregullt

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close