Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Casemiro mund të largohet nga Manchester United gjatë dimrit përkundër faktit që afati kalimtar i transferimeve në Ligën Premier tashmë është mbyllur. 

Aventura e Casemiros tek ‘Djajtë e Kuq’ nuk po shkon ashtu siç të gjitha palët kanë menduar, pasi pritshmëritë ishin të mëdha kur ai u bë pjesë e tyre nga Real Madridi në vitin 2022. 

Këtë sezon, braziliani ka luajtur vetëm tetë ndeshje nën urdhrat e Ruben Amorim dhe ka qenë në bankën rezervë në pesë takimet e fundit në Ligën Premier. 

United dhe Casemiro kanë qenë duke punuar për një largim të mundshëm gjatë janarit pas interesimit nga Besiktas, Al Nassr dhe Roma. 

Ani pse afati kalimtar i transferimeve në Angli është mbyllur më 3 shkurt, ajo në Brazil do të vazhdojë deri më 28 shkurt. 

Flamengo ende është duke menduar nëse ata duan të nënshkruajnë me pesë herë fituesin e Ligës së Kampionëve, pasi paga e tij mund të jetë një rrezik për financat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close