“Ne po kthehemi”. Ky ishte mesazhi i Hakan Calhanoglu në Instagram shoqëruar me foton që e portretizon atë së bashku me Romelu Lukakun, që qetëson Interin dhe Simone Inzaghin në funksion të rifillimit të kampionatit.

Sulmuesi belg dhe mesfushori turk vazhdojnë të stërviten të diferencuar në Appiano Gentile për t’u rikuperuar nga dëmtimet përkatëse.Lukaku ka qenë jashtë që nga 28 gushti për shkak të problemit në kofshën e majtë dhe belgu ka nisur punën në fushë.

