Sot (e mërkurë) në Tetovë nga ora 15:00 do të zhvillohet dueli gjysmëfinal i Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P.. Një ndeshje teke do të vendos cila skuadër do të avansojë në finale të Kupës, derisa kuqezinjtë tetovarë kualifikimin do ta kërkojnë pa ndihmën e dy titullarëve, Buba Hasani e Metodi Maksimov, të dy të dëmtuar.

Klisman Cake dhe Mevlan Murati kthehen në lojë pasi munguan në fundjavë shkaku i pezullimit me nga 5 kartona të verdhë.
Mungesë e madhe në këtë ndeshje do të jetë Ferhan Hasani, i cili doli i dëmtuar të dielën përballë Pobedës. Kapiteni ndjen dhimbje në muskulin e këmbës (pulpë) dhe menjëherë ka nisur procesin e rehabilitimit.
Shkaku i dëmtimeve jashta kombinimit mbeten Metodi Maksimov dhe i riu Lorik Jakupi.

