Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajt mars. Nagelsmann ka zbuluar emrat e futbollistëve për dy ndeshjet ndaj Kombëtares së Italisë në Ligën e Kombëve, faza çerekfinale e “play-off”-it.

Në këtë listë mungon emri i Brajan Grudës, lojtarit të Brajtonit që ka vite që po pret ftesën nga Gjermania, ndërkohë në tavolinë e ka ftesën e Shqipërisë.
Dy befasitë e vetme të trajnerit Nagelsmann janë: Leon Goretzka dhe Karim Adejemi, dyshja e Borussia Dortmundit janë rikthyer te Kombëtarja për këto dy takime./Indeksonline/

