Derbi i ditës së sotme është padyshim ai mes Gjilanit dhe Prishtinës, që zhvillohet në Gjilan nga ora 13:30.

Prishtina vie pas një fitore minimale në shtëpi ndaj Drenicës, gjersa Gjilani u ndal në ndeshjen e fundit me barazim ndaj skuadrës së Dukagjinit si mysafir.
Skuadra e Ismet Munishit pozicionohet aktualisht në pozitën e tretë me 21 pikë të mbledhura dhe me një fitore potenciale do të ndanin pozitën e parë me Ballkanin me pikë të barabarta, gjersa skuadra nga kryeqyteti gjendet në pozitën e shtatë me 16 pikë të mbledhura këtë edicion deri më tani pas 12 xhirove, dhe me një fitore potenciale do të ngritej në dy pozita më lart në tabelë.
Dueli tjetër interesant është ai mes Dukagjinit dhe Feronikelit, i cili fillon nga ora 13:00 në Klinë.
Dukagjini vie pas një barazimi të nxjerrur ndaj skuadrës së Gjilanit, gjersa Feronikeli pësoi humbje në ndeshjen e fundit ndaj Llapit në shtëpi.
Të dy skuadrat gjendet në pozitat e fundit në tabelë, Dukagjini që ndodhet në pozitën e parafundit me 11 pikë të mbledhura, gjersa Feronikeli pozicionohet në pozitën e fundit me 10 pikë të mbledhura. /Lajmi.net

