Bie akordi Struga – Blendi Shkëmbi, ‘Sportmania’ mëson detajet

Ishim të parët që paralajmëruam bisedimet ndërmjet Strugës dhe Blendi Shkëmbit. Dhe, tashmë “Sportmania” mëson se palët kanë arritur akordin dhe zyrtarzimi i Blendi Shkëmbit te skuadra e Strugës është vetëm çështje kohe.

Burimet tona bëjnë të ditur se tekniku sot ka udhëtuar drejt Strugës dhe gjatë ditës së sotme ose nesër pritet të prezantohet nga ana e klubit.

“Sportmania” gjithashtu ka zbuluar se ndihmës i Blendi Shkëmbit do të jetë Sabien Lilaj, teksa pjesa tjetër e stafit teknik mbetet e pandryshuar. Blendi Shkëmbi te Struga do të zëvendësoj Ilço Gjorgjioskin e larguar pas përfundimit të sezonit. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close