Besiktas: Një futbollist dhe një punonjës i klubit janë prekur nga COVID-19

Me t’u rikthyer në stërvitje, dhe me testimin paraprak të lojtarëve, shumë skuadra po zbulojnë infektimin e tyre.

Besiktas përmes një komunikate ka bërë të ditur se testet që gjithë ekipi kanë  bërë ditën e premte, kanë rezultuar me një futbollist dhe një pjesëtar tjetër të infektuar, përcjell lajmi.net.

Lojtari menjëherë është dërguar në izolim, sipas protokolleve shëndetësore.

Kujtojmë se në Turqi skuadrat e futbollit kanë filluar të rikthehen në stërvitje, duke shpresuar se do të përfundojnë në fushë sezonin 2019/2020./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close