Kontratat e të dy futbollistëve skadojnë verën e ardhshme, dhe ‘Bavarezët’ do të përpiqen t’i shesin ata këtë verë, në mënyrë që të mos i humbasin falas në vitin 2021.

Prioritet i skuadrës gjermane për momentin është rinovimi i kontratave me lojtarët kryesor. Tashmë kontrata të reja kanë nënshkruar Thomas Muller dhe Alfonso Davies.
Kapiteni Manuel Neuer dhe Thiago Alcantara pritet ta bëjnë të njëjtën gjë shumë shpejt. E paqartë ka mbetur vetëm situata e mbrojtësit David Alaba.
Në pjesën e transferimeve, liderët e Bundesligës janë pranë mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Leroy Sane nga Bayern Munich./Lajmi.net/

