Bayerni nis punën për rinovimin e kontratës së Kane

Bayerni Munichu po fokusohet te rinovimet me futbollistët e tij dhe planifikimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Një prej emrave që po përmendet më shumë është ai i Harry Kane, që është një element shumë i rëndësishëm për kampionët e Gjermanisë.

Ka shumë aspekte që favorizojnë qëndrimin e tij, por është një faktor që mund të ndikojë në rinovimin e tij, që është paga. Paga e lartë e Jamal Musialas komplikon çështjen e zgjatjes së kontratës së anglezit dhe rinovimet e tjera të mundshme, si ai i Michael Olise që konsiderohet i pashitshëm nga bavarezët.

Për këtë arsye bisedimet për të ardhmen e Kane mund të zgjaten pak, megjithatë Bayerni e ka situatën në kontroll dhe në këte moment duket se Kane nuk do të largohet nga Gjermania.

Sulmuesi anglez pati një sezon të shkëlqyer duke shënuar 36 gola dhe dhënë 5 asist në kampionatin gjerman dhe është shumë pranë fitores së trofeut të Këpucës së Artë dhe tani objektivi i radhës i tij është të fitojë Botërorin me Anglinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close