Batatina: Do të rikthehemi fuqishëm sepse jemi skuadër e bashkuar

Llapi zë vendin e fundit në Superligë pas shtatë xhirove të para me vetëm tre pikë të grumbulluara, shkruan lajmi.net.

Ekipi nga Podujeva ende nuk njeh fitore këtë sezon, por trajneri i tyre Tahir Batatina shprehet i bindur se do të rikthehen fuqishëm.

Batatina përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ‘qetësuar’ tifozët e ekipit ‘llapjan’ duke thënë se luftën do ta fitojmë në fund.

“Sfidat që na përcjellin rrugës na bëjnë më të fortë. Ne do të rikthehemi edhe më fuqishëm sepse jemi një super skuadër dhe një familje e bashkuar në krah me njëri-tjetrin. Dorëzimin nuk e njohim, betejat i zhvillojmë dhe luftën në fund do ta fitojmë. Në fund fitojnë ata që durojnë. Forca LLAPI – Krenaria e qytetit”, shkroi Batatina.

Llapi në xhiron e ardhshme takohet me Dukagjinit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close