Bashkimi i Kumanovës sezonin e ri do të luajë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut. Skuadra nga Kumanova doli të jetë më e mirë se Vëllazërimi i Kërçovës, duke fituar ndeshjen e balotazhit të luajtur në Tetovë me rezultatin 3:0.

Pjesë e Ligës së Dytë në sezonin e ri do të jetë edhe Vardari Negotinës, të cilët përmes penalltive 3:4 mundën Novacin, pasi ndeshja e rregullt në Kërçovë u mbyll me barazim 1:1.
Teteksi do të vazhdojë të mbetet pjesë e Ligës së Dytë, pasi fitojë ndeshjen e balotazhit ndaj Osogovës me rezultatin e thellë 6:1.

