Mbërmjen e sotme skuadra shqiptare e Ballkannit do të provojë për herë të fundit, shansin për të siguruar për herë të parë në historinë e sajë, kualifikimin për në fazën e 16-tshes të Conference League.

Edhe pse është një mision shumë i vështirë, Ballkani nuk i ka humbur shpresat e kualifikimit. Por, për të kaluar grupet e Conference League atyre i duhet që fitorja në Zagreb të kombinohet me humbjen ose barazimin e Astanës në Çeki përballë kryesuesve të Viktoria Plzenit.
Ndeshja e parë e luajtur në “Fadil Vokrri” mes Ballkanit dhe Dinamos së Zagrebit, përfundoi me fitoren 2-0 të kampionëve dardanë falë golave të Kryeziut dhe Hamidit, që është deri tani i vetmi sukses i djemve të Ilir Dajës në grupin C.
Te Ballkani e kanë të qartë se nuk kanë asgjë për të humbur. Dhe në kryeqytetin kroat do të tentojnë të befasojnë përsëri Dinamon, së cilës i mjafton edhe një barazim për të vazhduar rrugëtimin europian.
Kryeziu (i dëmtuar) dhe Hamidi (i pezulluar) janë mungesat për teknikun Daja. Trajneri nga Tirana deklaroi gjatë konferencës për shtypin se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë, por Ballkani nuk ka asgjë për të humbur. Dhe se do të futet në fushë për të siguruar maksimumin nga kjo përballje. Aktualisht skuadra ga Suareka ndodhet në vendin e fundit me 4 pikë pas 5 ndeshjesh, aq sa edhe Astana, ndërkohë që Dinamo e Zagrebit renditet në vendin e dytë me 6 pikë ndërkohë që skuadra çeke e Viktora Plzen ka siguruar prej dy ndeshjesh tashm kualifikimin sepse pas pesë ndeshjesh ka pas 5 fitore.

