Skuadra e Shkëndijës e nisi me humbje rrugëtimin europian këtë verë, duke u mundur në duelin e parë të eliminatoreve në Ligën e Konferencës nga FC Noah në Armeni me rezultatin 2:0. Kjo sigurisht nuk është pritur mirë nga tifozët “Ballistët”, të cilët pas ndeshjes kanë dalur me një reagim hapur, drejtuar sponsorit me një apel.

Reagimi i plotë i tifozëve:
SHKËNDIJ = “TREGTI”
Nuk e vëmë në dyshim kontibutin tuaj për këtë klub dhe ju jemi falenderues për gjithçka, por dëshirojmë të ndajmë me ju pronar i klubit “SHKËNDIJA” z.Lazim Destani, paknaqsitë tona në lidhje me ecurinë e klubit tash e sa vite.
Fillimisht ju bëjmë me dije se klubi i futbollit “Shkëndija” është themeluar në vitin 1979 me djersën dhe mundin e shqiptarëve në Tetovë me shumë vështirësi e sakrifica, prandaj kërkojmë që seriozisht të qaseni me problematikat që përballet ky klub, pasi dështimi është evident.
Në vitet e fundit kemi parë shumë ndryshime në pozita të rëndësishme të klubit, si ajo e:
1. trajnerit
2. x lojtarit
3. kryesisë së klubit.
Në gjithë botën, për të funksionuar një kompani, ndërmarrje apo çfardo lloj pune duhet që në krye të detyrës të qëndrojnë persona kompetent për atë lëmi, më pastaj të gjithë këto komponentë: drejtor, menaxher, etj, të punojnë në harmoni me njëri tjetrin që në fund kompania të ketë sukses, nuk dëshirojmë që të mbajmë ligjeratë për këtë çështje pasi ju vetë jeni themelues i një kompanie shumë të sukseshme në trojet shqiptare dhe e dini shumë mirë se si funksionon një punë ekipore, besojmë që këto janë predispozitat themelore për të patur sukses një kompani apo çfardo lloj organizimi qoftë sportiv, biznes etj.
Prandaj konsiderojmë që në klubin tonë, janë bërë ndryshime vetëm sa për tna hedhur “pluhur syve”, faji çdoherë i është lënë X komponentit, a në fakt të gjithë janë fajtor për këtë dështim, sidomos personat që udhëheqin me klubin pasi nuk kanë njohuri për sportin.
Kërkojmë ndryshim rrënjësor në mënyrën se si menaxhohet klubi, ne nuk përzihemi se kush do të jetë në krye të pozitave, por mund tju themi se kurrë nuk do të lejojmë keqpërdorimin e Klubit, e aq më pak nuk duam te dëmtoheni edhe ju si sponzor si pasojë e keqmenaxhimit, pasi ky klub është “PIKË në zemër e çdo TETOVARI”.
Suksesi doemos pritet vetëm atëherë, kur me klubin do të udhëheqin persona me dashuri në rradhë të parë, dhe me aftësi e përgaditje profesionale.
SHKËNDIJA & BALLISTËT
BINOM I PANDASHËM 🖤♥️

