Renova me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut për sezonin e ri garues 2022/23. Sipas burimeve të KlanM, Renova do të tërhiqet nga garat dhe ditëve në vijim pritet të njoftohet edhe opionionin sportiv dhe FFM-ja për vendimin e skuadrës tetovare.

Klubi futbollit Renova, për 17 vite ishte një ndër skuadrat më stabile në Ligën e parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Ishte skuadra e parë shqiptare që fitoi titullin kampion në sezonin 2009/2010, fitues i Kupës në vitin 2013 dhe gjashtë here ka përfaqësuar vendin në garat Europiane.

