“As që jemi afër gjetjes së formulës për përfundimin e sezonit”

Shefi Aston Villas ka thënë se as që është afër gjetjes së një formule për të përfunduar sezonin, pavarësisht besimit që institucionet e futbollit kanë në planin që kanë përgatitur, që parasheh që rikthimi të ndodh më 12 qershor.

Me ndeshje që do të luhen me stadiume të mbyllura dhe neutrale, dhe me një kërcim për skuadrat e fundit në tabelë se do të largohen nga Premierliga nëse nuk e pranojnë planin e propozuar, Purslow ka thënë se është detyrë e të 20 klubeve të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

“Sigurisht, unë duhet të kujdesem për interesat e klubit tim, por ka një detyrë që 20 klubet e Premierligës të gjejnë një zgjidhje që ne e dimë që nuk është as afër”, ka deklaruar ai, përcjell lajmi.net.

“Kjo është një çështje kryesore që duhet të zgjidhet, por kjo nuk kërkon nga njerëzit që të bien dakord për ndryshime tepër të dëmshme për klubet e tyre”.

“Njerëzit duhet të shohin përmes kësaj, ne kemi nevojë që 20 klubet të jenë të lumtura dhe kjo është puna e administratës shtetërore që është e nevojshme në këtë moment në ligë”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close