Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mendon se skuadra e tij tashmë është rikthyer në garë për titullin e Premier Ligës, pas zvogëlimit të diferencës me Liverpullin. Arsenali mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Tottenham Hotspur të mërkurën mbrëma, fitore e cila ka rritur motivimin e Topçinjve. Duke folur pas fitores ndaj Spurs, Arteta ishte i bindur se Arsenali është rikthyer në garën për titull në Premier Ligë.

“Po ne jemi”, ka thënë fillimisht Arteta në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, kur u pyet për këtë.
“Ka kaq shumë për të luajtur. Ne mund të shohim se sa e vështirë është për çdo ekip”, përfundoi trajneri i Arsenalit.
Tani Arsenali është vetëm katër pikë pas Liverpullit në tabelën e Premier Ligës, megjithëse skuadra e Arne Slot ka një ndeshje më pak.

