Neshat Murati kthehet nga futbolli kroat, derisa Ardit Demiri te verdhezinjtë vjen nga Gjermania. Portieri Arsim Ismaili është afrimi i fundit.

Vazhdon aktiviteti KF Arsimit në merkaton e janarit. Çegranasit angazhojnë dy lojtarë të ri me të cilët pretendohet përforcimi i skuadrës. Mbrojtësi Neshat Murati dhe mesfushori Ardit Demiri kanë firmosur me Arsimin dhe zyrtarisht bashkohen me ekipin nga Çegrani.

Murati, 21 vjeçar, ish lojtari i shpresave U18 dhe U19 të kombëtares së Shqipërisë në futboll dhe lojtari i Maqedonisë U17, është prodhim i akademisë së Shkëndijës me të cilën ka qenë pjesë edhe e ekipit të parë, ndërsa më pas karierën e ka vazhduar në Kroaci në ligën e dytë në ekipin e NK KRK, për të vazhduar pastaj në Segesta Sisak si dhe NK Dugopolje.

Demiri është mesfushorë me përvojë në vendin tonë, fillimisht duke qenë pjesë e Akademisë së Shkëndijës më pastaj te seniorët te Renova, Drita dhe Voska Sport, si dhe eksperiencën e fundit e ka me ekipin e ESV Sudstern Singen në Gjermani.
Arsimi së fundmi ka konfirmuar edhe portierin, Arsim Ismaili.
Ismaili bashkë me Vullnet Islamin dhe Kabir Durmishin që pritet të rikthehet shumë shpejt, do të formojnë treshen e portierëve për këtë gjysëm sezon, me çka porta verdh e zi tashmë kompletohet.
Bëhet fjalë për portier të talentuar që ka kaluar të gjithë grupmoshat akademinë e klubit të Shkëndijës, ndërsa më pas ka pasur edhe një eksperiencë me ekipin e KF Drita nga Bogovina.

