Arijan Ademi, kompleton 21 trofe me Dinamo Zagrebin

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi ka fituar trofeun e 21-të me skuadrën e tij Dinamo Zagrebin, pasi këta të fundit triumfuan në Superkupën e Kroacisë përballë Hajduk Splitit pas gjuajtjeve të penalltive. Për Ademin ky është trofeu i katërt që fiton me Dinamo Zagrebin në Superkupë, ndërsa ka fituar edhe 11 tituj kampion dhe gjashtë trofe të Kupës së Kroacisë. Reprezentuesi i vendit për shkak dëmtimit, u detyra që pak para fundit të ndeshjes të largohet nga fusha. Kujtojmë që ky trofe i Superkupës është i pari për Stefan Ristovskin, i cili në këtë ndeshje nuk u aktivizua nga trajneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close