Ardian Nuhiu: I kënaqur me paraqitjen e skuadrës, na mungoj fati për të shënuar më shumë gola

Shkëndija e Tetovës e ka nisur mbarë aventurën europiane, kur në ndeshjen e parë në Shkup mundi Haverforduestin me rezultatin minimal 1:0. Golin e shënoi Adenis Shala, përderisa trajneri i kuqezinjëve Ardian Nuhiu foli pas ndeshjes, duke thënë se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, ndërsa ceku se ekipit të tij i mungoj pak fati.

Ardian Nuhiu:

“Deklarova edhe dje, se në këto nivele nuk ka kundërshtarë të dobët. E kishim një kundërshtarë që ishte shumë i disiplinuar, na la shumë pak hapësira dhe kishte ide të qarta, për tu mbrojtur dhe po kërkonte kundërsulme që të na ndëshkojë. Krijuam mjaftueshëm realisht, ndoshta me pak fat do të shënonim edhe ndonjë gol, por un jam i kënaqur me përformancën e djemve sepse ëshë ndeshja e parë dhe në këto nivele të krijosh aq shumë raste, ndoshta vetëm thjesht mungoj fati. Djemtë treguan karakter, nuk u dorëzuan asnjë moment, gjithmonë ishin në kërkim dhe më pëlqeu se si menaxhuam situatat e tyre në aspektin e kundërsulmit. Pra kemi qenë shumë agresiv dhe në momentin që është humbur topi, kemi reaguar për të marrë dhe për të filluar për të ndërtuar tjetër aksion”

“Teknikisht jemi skuadër e mirë, e cila do të kërkojë gjithmonë nga futbollistët tanë që të kemi nën kontroll topin, sepse vetëm ashtu mund të dalim tek idetë tona. Mendoj është bërë paraqitje jo vetëm e prurjeve, por e të gjithëve, shumë pozitive. Siç kalojnë ndeshjet, un mendoj ata do të njihen me njëri tjetrin edhe më mirë edhe do të përformojnë edhe më mirë”.

“Përparësia në ndeshjen e radhës pas shtatë ditëve, është se kundërshtarin tani e njohim nga afër. Do të analizohet kjo ndeshje dhe do të përgatitemi që të marrim në ndeshjen kthyese, kualifikimin. Do të jemi më të qetë afër finalizimit, do të punojmë në këtë aspekt. Do të mundohemi që ti mbyllim të gjitha pikat e tyre të forta, por do të shfrytëzojmë edhe aftësitë e skuadrës tonë dhe të futbollistëve tanë që besoj edhe atje do të bëjnë një ndeshje të madhe”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close