Ardi Shala, “Ylli i javës”

“Ylli i javës” për xhiron e 12-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti i KF Ulpiana, Ardi Shala.

Mesfushori i ekipit lipjanas dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj FC. Ballkani që deri para kësaj xhiroje ishte lider në renditje.

Shala fillimisht shënoi autogol, por në fund u bë hero i ndeshjes, duke e shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, në kohën shtesë. Kjo fitore e nxori Ulpianën nga zona e kuqe në #BKTSuperligë

Çmimin “Ylli i javës” për mesfushorin e Ulpianës e ndau Naim Zeqiri, menaxher i degës së BKT në Lipjan./

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close