Arbitrat izraelit do të drejtojnë sfidën e 1/8 së finales të Kupës “EHF”: KH Çair-Sllavia Praga

Federata Evropiane e Hendbollit ka caktuar zyrtarët që do të ndajnë drejtësinë për ndeshjet në 1/8 të finales në Kupwn Evropiane.

Skuadra e Çairit në hendboll, në konkurencën e femrave, është përfaqësues i vetëm nga Maqedonia në garat evropiane dhe është afër kualifikimit në çerekfinalen evropiane.

Gjyqtarë të kësaj përballje të dyfishtë, më 18 dhe 19 janar do të jenë arbitrat izraelit: Peretz, Ron, Shvartz dhe Niv. Takimi i parë mes Çairit dhe Sllavia Praga-s, do të zhvillohet në palestrën sportive “Jane Sandanski” më 18 janar, në orën 18:00, ndërsa një ditë më vonë,në sallën e njëjtë sportive, do të zhvillohet takimi i dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close