Anes Meliqi: Arsimi na ka bërë problem në Tetovë, shkojmë në Gostivar vetëm për fitore

Shkëndija sot nga ora 13:00 në Gostivar përballë Arsimit të Çegranit luan ndeshjen e xhiros së 14-të në LPFMV. Para mediave nga tabori kuqezi ka folur mbrojtësi Anes Meliqi. 

“Pas një fitore shumë të rëndësishme në Kupë, Shkëndija e ka kryer me sukses punën në këtë turne dhe jemi në mesin e tetë ekipeve më të mira të Maqedonisë. Tani i gjithë fokusi është në kampionat. Unë mendoj se kjo është një nga nga ndeshjet më të forta, pasi Arsimi me të vërtetë na ka bërë një problem në Tetovë dhe i gjithë fokusi nesër është ndaj Arsimit”. 

“Skuadra është në formë të mirë, pasi edhe në Europë bëmë një rezultat të pozitiv, por edhe në kampionat e Kupë edhe pse të dyja janë histori të ndryshme. Ne duhet ti harrojmë të gjitha këto rezultate dhe duhet të fokusohemi ndaj Arsimit”. 

“Kemi bërë një analizë, por unë mendoj që nëse i zbatojmë detyrat e trajnerit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Shkëndija është ashtu siç duhet, nuk do të kemi probleme”. 

“Nuk na i intereson ndeshja me Dritën, i gjithë fokusi nesër është për duelin me Arsimin”. 

“Ftoj që të vinë sa më shumë tifozë, besoj që do të jetë një ndeshje e mirë, por ne do të shkojmë për fitore”. 

“Shkëndija shumë lojtarë cilësor, nuk duhet ta mendojë këtë pjesë dhe ne shkojmë vetëm për fitore dhe tre pikë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close