Ancelotti i nervozuar nga episodi: “Më shqetësoi që Luka nuk e ekzekutoi penalltinë”

Carlo Ancelotti ishte i kënaqur me fitoren e vështirë në Balaídos, por nuk e fshehu zemërimin e tij për ekzekutimin e penalltisë. Rodrygo mori përgjegjësinë, por i zgjedhuri ishte Modric, siç konfirmohet nga Carletto. 

“Nuk ka liri për të zgjedhur se kush do të ekzekutojë. Eshtë përcaktuar që i pari është Vinicius, por ai nuk ishte në fushë dhe këtë detyrë duhej Luka që ta kishte kryer. Më shqetësoi pak. E paralajmërova Valverden që Modric duhej ta ekzekutonte, por kishte mungesë kohe dhe komunikimi. Në ditët në vijim do ta mendoj më mire këtë”,- tha trajneri italian.

“Sulmi është i mbuluar mirë. Mendova të futja Brahimin, por doja të ruaja ekuilibrin për të shmangur surprizat. Vazhduam të fitonim pa Karim, pa Courtois, pa Militao dhe pa Vinicius. Kjo do të thotë se skuadra është bërë mirë”,- komentoi Ancelotti, i cili e përjashtoi një dëmtim të madh të Vinicius.

“Ai ndjeu siklet në muskul. Është për të ardhue keq sepse e filloi lojën shumë mirë. Ai donte të vazhdonte, u përpoq, por ne preferuam të mos rrezikonim. Është për të ardhur keq dhe mendoj se ai nuk do të jetë kundër Getafes dhe do të marrë avantazhi i pushimit për të rikuperuar”,- deklaroi trajneri Ancelotti, i kënaqur me Bellingham.

“Virtyti i tij më i mirë nuk është goli, është cilësia, lëvizshmëria e tij, mënyra e tij e hedhjes së shënuesve. Ai vazhdon të kontribuojë dhe të luajë shumë mirë,” mbylli italiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close