Aliti: Besoj që ndaj Suedisë do t’iu bëjmë tifozëve dhuratë një rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi stërvitjen e fundit në Hajvali para udhëtimit për në Suedi, shkruan lajmi.net.

Pas stërvitjes, për faqen zyrtare të FFK-së, ka folur Aliti që beson në rezultat pozitiv.

“Moti ishte pak i vështirë, por ne si futbollistë jemi mësuar të stërvisim edhe në këso kushte. Madje, mendoj se kjo ka qenë një përgatitje e mirë për Suedi, ngase edhe atje na pret një mot i tillë”.

“Kësaj radhe kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme për neve dhe besoj se secili prej neve është 100 për qind i gatshëm për lojë. Ka qenë një kohë e gjatë që nuk kemi luajtur para “Dardanëve” dhe normalisht se çdo herë ndjehemi krenar kur luajmë para tyre”.

“Një falënderim i madh shkon për ata, ngase vazhdimisht na përkrahin kudo që shkojmë. Njëjtë do të jetë edhe në Suedi dhe besoj se edhe ne do t’ua bëjmë një dhuratë me rezultat pozitiv”, u shpreh Aliti.

Ndërkohë, përballja mes Suedisë dhe Kosovës nis në ora 18:00 këtë të shtunë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close