Alioski: Bielsa është njeri shumë i veçantë

Ezgjan Alioski ishte i ftuar në “ZonaGol” ku foli për shumë aspekte të karrierës së tij, transmeton lajmi.net.

Shqiptari u pyet për trajnerin e tij aktual tek Leeds, Marcello Bielsa si dhe për fitoren e Maqedonisë së V. që morën në udhëtim tek Gjermania.

“Bielsa është një njeri shumë i veçantë. Nuk ka dëshirë të ketë kontakte me lojtarët, por është një trajner që të motivon shumë, çdo ditë në stërvitje mëson diçka të re nga ai”, tha ai.

“Është një njeri që kontrollon gjithçka, nga ushqimi e deri tek ushtrimi i fundit në stërvitje”, shtoi ai.

“Është rigoroz dhe sa për shembull, nëse unë nuk bëj 12 km në ndeshje, kam probleme me të”, tha Alioski.

“Kur flet me Bielsën nuk është “loco”, ashtu si e ka pseudonimin, por fiksimi që ka për punën edhe për gjërat e vogla e bën të jetë unik, nuk ka të dytë. Është një trajner me pak fjalë e me shumë punë”, përfundoi Esgjan Alioski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close