Al Hilal bën hapin e parë për transferimin e Darwin Nunez 

Klubi saudit Al Hilal i ka paraqitur një propozim zyrtar sulmuesit të Liverpoolit, Darwin Nunez, duke i ofruar detaje të kontratës dhe pagës.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, tashmë janë duke u diskutuar kushtet personale pas prezantimit të projektit në 48 orët e fundit, raporton IndeksOnline.

Klubi anglez është në pritje të ofertës zyrtare nga Al Hilal, e cila pritet të vijë së shpejti.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e klubit nga Arabia Saudite për sulmuesin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close