Sot nominohen kanditatët për çmimin e “Topit të Artë”

30 futbollistë që do të jenë në garë për këtë çmim do të nominohen sot gjatë ditës nga ‘France Football’, transmeton lajmi.net.

Lisat e nominuarve do të shkurtohet javëve në vijim deri në tre kanditatë të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë kur do të dhurohet ky çmim.

Më 29 Nëntor do të shpallet fituesi i “Topit të Artë” apo ndryshe futbollisti më i mirë i vitit 2021.

Favorit për të fituar këtë çmim është Leo Messi që pas shumë përpjekjesh arriti të fitojë Kupën e Amerikës me Argjentinën.

Ndërsa si favorit i dytë po konsiderohet Robert Lewandowski që këtë vit ka pasur statistika impresionuese.

“Topi i Artë” nuk u dhurua vitin e kaluar shkaku i pandemisë së COVID-19, më së shumti herë këtë çmim e ka fituar Messi gjashë herë, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon që ka pesë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close