Fury e pranon se do jetë i vetëm dhe mërzitur kur të pensionohet nga boksi

Fury e njeh mirë Wilder që u përballen në Las Vegas vitin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Para ndeshjes së tretë që zhvillohet këtë të shtunë, Fury ka zbuluar se nuk ka plan për pensionimin dhe është i motivuar për boks.

“Nuk jam duke luftuar që të jem më i miri i gjitha kohërave, nuk jam duke luftuar që të jem legjendë”.

“Nuk do më kënaqte 50 milionë euro ose 200 milionë euro, nuk duhet të jesh i pasur që të jetosh jetën time. Jam person normal që është shumë i mirë në boks”.

Tutje, Fury u pyet dhe se çfarë e motivon për të vazhduar.

“Është thjeshtë fakt asgjë tjetër. Jam boksier sepse nuk më shijon asgjë tjetër, nuk kam hobi të tjerë. Pas boksit, unë do jem i vetëm dhe mërzitur”.

“Kam provuar të shikojë kafshët, vozitje, mora licencën për armë, por asgjë nuk më kënaq”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, trilogjia mes Fury dhe Wilder pritet të jetë një super betejë dhe humbësi të përballet me Anthony Joshua./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close