S’ndalen problemet te Barcelona, Alba, Roberto dhe Busquets të zemëruar me Pique

Që nga largimi i Lionel Messit, katalunasit këtë edicion janë në formë jo të mirë dhe kjo vërehet te rezultatet e fundit, transmeton lajmi.net.

Pos rezultateve të dobëta, tani kanë nisur edhe disa probleme brenda skuadrës.

Siç raportojnë mediat spanjolle, tre kapitenët Jordi Alba, Sergi Roberto dhe Sergio Busquets janë të zemëruar me qendërmbrojtësin Gerard Pique.

E tëra është shkaku i pagës, ngase thuhet se Pique iu ka bërë presion të treve që të zbresin pagat.

Duket që kjo nuk iu ka pëlqyer asnjërit prej tre kapitenëve edhe pse të gjithë kanë pranuar zbritjen e pagës.

Ndërkohë, falë zbritjes së pagës janë regjistruar transferimet e reja, si Memphis Depay, Sergio Aguero dhe Eric Garcia./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close