Gentiana Roçi dhe Lavdie Begolli kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit në elitën e futbollit të Finlandës me skuadrë e tyre KuPs 1 xhiro para përfundimit të kampionatit. Ekipi që ka emrin e plotë Kuopion Palloseura sot regjistroi fitoren e 19-të në 22 xhiro të këtij edicioni, duke fituar me rezultatin minimal 1:0 transfertën me Helsinkun, ndërsa fjalën kryesore në këtë përballje kishte futbollistja shqiptare Begolli e cila realizoi golin e fitores. Për Begollin ky ishte goli i 8-tësezonal, ndërsa kujtojmë që reprezentuesja e Maqedonisë së Veriut Roçi udhëheq listën e golashënuesve me 25 gola të realizuar.


