Golden Eagle Ylli ka humbur të gjitha tre ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Pas këtyre humbjeve, menjëherë kanë reaguar drejtuesit e klubit duke bërë disa ndryshime tek basketbollistët e huaj.
Nga skuadra tashmë janë larguar zyrtarisht dy basketbollistët amerikan Justin Martin e Tamas Bruce.
Martin karrierën do ta vazhdojë në Qipro, kurse Bruce do të luajë në Shqipëri.
Ndërkohë ‘Xhebrailat’ janë në bisedime me disa basketbollist momentalisht dhe së shpejti pritet të bëjnë zyrtarizimin e përforcimeve të reja.
Kujtojmë që Ylli është kampion aktual i Superligës, ndërsa këtë edicion do të garojnë edhe në Ligën Unike, garë kjo që fillon këtë muaj.
Pas tre xhirove të para ekipi nga Suhareka zë vendin e shtatë në renditjen tabelare me tre pikë, aq sa ka edhe Drita e vendit të fundit. /Lajmi.net/

