Rio Ferdinand: Bayerni favorit të fitojë Ligën e Kampionëve

Rio Ferdinand për ‘BT Sport’ ka thënë që sipasj tij Bayern Munich është ekipa favorite të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, transmeton lajmi.net.

“Bayerni ka skuadër fantastike me një formacion të pabesueshëm, gjithashtu rezervistët i ka të mirë, ata janë favorit të fitojnë Ligën e Kampionëve”.

“Trajneri Julian Nagelsmann nuk është vetëm teknik mjeshtër, por edhe një zhvillues i talentëve”.

“Leroy Sane është duke shkëlqyer, për mendimin tim ai është anësori më i mirë në botë së bashku me Mohamed Salah”, tha Ferdinand.

Bayerni ka shënuar fitore bindëse në dy xhirotë e para të LK duke mposhtur fillimisht Barcelonën 0-3, e më pas Dynamo Kievin 5-0. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close