Daniel Sturridge karrierën do ta vazhdojë në Superligën e Australisë tek skuadra Perth Glory, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ka nënshkruarë kontratë një-vjeçare me klubin australianë të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.
Sulmuesi ishte lojtarë i lirë për më shumë se një vit pasi i kishte skaduar kontrata me Trabzonsporin dhe vendosi për një aventurë të re.
Anglezi ka luajtur për ekipet e njohura në Premier Ligë gjatë karrierës së tij si Liverpool, Chelsea e Man City.
Në 218 ndeshje të luajtura në Kampionatin e Anglisë ai ka realizuar 77 gola e 29 asistime, ndërsa ka qënë edhe pjesë e Kombëtares së ‘Tre Luanëve’.
Lajmin për kalimin e tij në Australi e ka njoftuar klubi i Perth Glory përmes një postimi në rrjetet sociale. /Lajmi.net/
The sensational @DanielSturridge signing – get all the details here: https://t.co/4P7b0VknBe@aleaguemen #OneGlory pic.twitter.com/DrnsUED74p
— Perth Glory FC (@PerthGloryFC) October 1, 2021

