Werner do t’i bashkohet Liverpoolit – vetëm një kusht duhet plotësuar

Liverpool mund të bëjë një nga goditjet më të mëdha në merkaton e verës, në synimin për të përforcuar fazën e sulmit.

Është ylli i Leipzig, Werner, ai që po shihet si lojtari që mund të transferohet te skuadra e ‘Reds’ dhe tashmë duket se gjithçka shihet shumë afër finalizimit.

‘Sky Sports News’ shkruan se Werner është gati të nënshkruajë me Liverpool, nëse skuadra nga ‘Anfield’ paguan klauzolën e tij prej 52 milionë funteve, para 15 qershorit, transmeton lajmi.net.

Për shërbimet e anëtarit të kombëtares së Gjermanisë, interesim ka pasur edhe nga skuadra si ajo e Barcelonës, por jo vetëm.

Në anën tjetër, transferimi i Werner te Liverpool mund të shihet një derë e hapur për Milot Rashicën, të cilin te Leipzig e shohin si zëvendësues të gjermanit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close