F1, reagon Racing Sport: Gara e Australisë mund të zhvillohej pa asnjë problem

Presidenti i Racing Point, Otmar Szafnauer, beson se gara hapëse e këtij edicioni të Formula 1, ajo e Australian Grand Prix, mund të ishte zhvilluar pa asnjë problem.

Sipas Szafnauer, asokohe rreziku nuk ka qenë shumë i lartë dhe përhapja e virusit nuk ka qenë në shkallë të lartë.

“Ishte e vështirë të parashikonim të ardhmen atëherë në Melbourne, por kur shoh prapa në kohë, nëse do të garonim, mendoj se do të garonim të sigurt”, ka thënë Szafnauer për ‘CNN’, transmeton lajmi.net.

“Rreziku ishte i vogël, dhe unë mendoj se mund të kishim zhvilluar garën. Qeveria australiane na jepte dritën e gjelbër”, ka shtuar shefi i Racing Sport.

Formula 1 akoma nuk ka zhvilluar garën hapëse të sezonit. Gara e Melbourne anulohej si pasojë e infektimit të disa anëtarëve të McLaren. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close