ZYRTARE: Spanja publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e radhës në “Katar 2022”

Spanja më 2 shtator është mysafire e Suedisë, tre ditë më vonë e pret Gjeorgjinë, ndërsa më 8 shtator përballet me Kosovën në “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

Trajneri i ‘Furisë së Kuqe’, Luis Enrique tashmë ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për këto ndeshje.

Jashtë listës është lënë ylli i Barcelonës, Pedri Rodriguez, i cili ka zhvilluar shumë ndeshje edicionin që lëmë pas dhe aktualisht është në pushime.

Enrique ka bërë të ditur emrat e futbollistëve të ftuar përmes një video të publikuar nga Kombëtarja e Spanjës.

Trajneri shihet në zhveshtore ku vendos çantat me emrin e secilit futbollist të ftuar.

Portierë: Simon, De Gea, Sanchez

Mbrojtës: Alba, Gaya, Azpliciueta, Llorente, Garcia, Laporte, Martinez, Albiol

Mesfushorë: Busuqets, Rodri, Koke, Merino, Soler, Mendez, Fornals, Sarabia,

Sulmues: Torres, Traore, Morata, Moreno, Ruiz /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close