Skuadra e Bayernit nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj skuadrës së Bremerit duke e mposhtur me rezultat 12-0, për të siguruar kalimin në fazën 1/16 të DFB Pokal, shkruan lajmi.net.

Maxim Choipo Moting ishte fantastik në pjesën e parë duke realizuar tre gola, ndërsa një tjetër e shënoi Jamal Musiala dhe autogol nga Warm për rezultatin e pjesës së parë 5-0.
Në pjesën e dytë vazhduan sulmet e ‘Bavarezëve’ që shënuan edhe plotë shtatë gola të tjerë.
08′ Choupo-Moting
16′ Musiala
27′ Warm (og)
28′ Choupo-Moting
35′ Choupo-Moting
47′ Tillman
48′ Musiala
65′ Sane
80′ Cuisance
82′ Choupo-Moting
86′ Sarr
88′ TolissoBayern Munich are through to the 2nd round of the DFB-Pokal in convincing fashion.
pic.twitter.com/EXs3tL2Ouo
— Squawka News (@SquawkaNews) August 25, 2021
Realizues ishin Malik Tillman, Bouna Sarr, Mickael Cuisance, Leroy Sane dhe Corentin Tolisso, Musiala shënoi sërish së bashku me Moting që ishte goli i katërt për të në këtë duel.
Një duel shumë i lehtë ky për kampionët e Gjermanisë që kalojnë në fazën tjetër me shumë lehtësi. /Lajmi.net/

