Xhiro-ja e parë e edicionit të ri të Premier Ligës prodhoi plot 34 gola në 10 ndeshje, vetëm në sezonin 2003-04 ishin shënuar më shumë në një ndeshje hapëse të një kampanje në histori të kompeticionit. Nga xhiro e parë e edicionit të ri, fitoren më të lartë e arriti Mancheseter United e cila e mposhti skuadrën e Leeds me rezultat 5-1.

Nga pesë golat e realizuara, Bruno Fernandes regjistroi ‘hat-trick’ për djajtë.
Me hat-trickun e tij ndaj Leeds ai është bërë vetëm lojtari i 10-të në histori të Premier Ligës që shënon tre gola në një ndeshje hapëse të një edicioni të ligës Premierë.
‘Tre-golëshin’ e parë të realizuar në formatin e ri të kompeticionit e kishte realizuar Micky Quinn në sezonin 1993/94.
Më poshtë gjeni listën e 10 lojtarëve që tashmë e mbajnë këtë rekord. /Lajmi.net



