ZYRTARE: Hauge huazohet tek Eintracht Frankfurt

Jens-Peter Hauge do ta vazhdojë karrierën në Gjermani tek Eintracht Frankfurti si huazim nga Milani, transmeton lajmi.net.

Frankfurti e ka huazuar talentin norvegjez në një marrëveshje me kohëzgjatje për një vit me të drejtë blerje në fund të sezonit.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu ta bëj hapin tim të ardhshëm në karrierë”, tha Hauge.

“Frankfurti është një klub me traditë të madhe dhe tashmë ka bërë bujë ndërkombëtare. I kam parë paraqitjet e tyre në Europa League dhe mezi pres ta vesh fanellën”, përfundoi Jens-Peter Hauge.

Shuma me të cilën Frankfurti mund ta blejë Hauge është 12 milionë euro./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close