Bonucci i kundërpërgjigjet Allegrit për shiritin e kapitenit: E di çfarë duhet të bëj

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri në konferencën e parë për shtyp që pas rikthimit të tij, tregoi vendimin e tij para mediave për kapitenët e skuadrës dhe kjo gjë ngjalli paksa debat.

Allegri deklaroi se ai kishte zgjedhur që Chiellini të ishte kapiten dhe zëvendës i tij të ishte Paolo Dybala, duke anashkaluar Bonuccin tërësisht.

Tekniku italian theksoi se Bonucci ishte larguar një vit dhe kjo ishte arsyeja përse ai nuk është llogaritur, Allegri bëri shaka duke deklaruar se nëse ai do të dëshironte shiritin e kapitenit, atëherë do të duhej të shkonte e ta blinte në dyqan e të luajë në rrugët e Torinos.

“Trajneri bën shpeshherë batuta, por për mua vlen vetëm paraqitja në fushë”, tha ai.

“Me shirit apo pa shirit të kapitenit, unë tashmë e di se çfarë duhet të bëj në fushë”, deklaroi Leonardo Bonucci./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close