Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani me prejardhje nga Bajram Curri, por i rritur dhe zhvilluar në Prizren është deklaruar se do të hyjë në NBA Draft të këtij viti që do të mbahet në fundin e muajit gusht.
Osmani ka shkëlqyer këtë vit te skuadra e Ligës së Parë turke, Bandirma, shkruan Gazeta Olle.
Ai ka luajtur me mesatare 20.7 pikë për ndeshje si dhe 11.4 kërcime për ndeshje.
Në të kaluarën, Osmani ka qenë pjesë e skuadrës, Banvit.
Shtatlarti ka pasaportë turke, ndërsa edhe ka zgjedhur ta përfaqësojë Turqinë në arenën ndërkombëtare.


