Pas gjeneratave të reja, në Itali do të suspendohet edhe futbolli i skuadrave A – vendimi më 7 maj

Si një nga vendet më të goditura nga Covid-19, Italia po vazhdon të ketë telashe që të gjejë një zgjidhje për rifillimin e sezonit në futboll.

Deri më tani është njoftuar për anulimin e sezoneve të gjeneratave të reja, por hapat e njëjtë me gjasë do të përcillen edhe nga skuadrat A.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Lega Pro është pajtuar për anulimin e sezonit 2019/20 të Serie C, transmeton lajmi.net.

Si pasojë, katër skuadra do të promovohen në Serie B, kurse nuk do të ketë rënie nga liga C.

Monza Vicenza dhe Reggina do të jenë tri skuadrat që do të promovohen, kurse e katërta që planifikohej të shkonte me ‘Play Off’, mund të vendoset nga shorti.

Rifillimi i sezonit aktual, me të gjitha rregullat e paracaktuara, do t’i kushtonte secilës skuadër së Serie C nga 35 mijë euro.

Propozimi i Serie C do t’i paraqitet FIGC gjatë 4 majit, për t’u aprovuar më 7 maj. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close