Edhe pse argjentinasi nuk është më trajner i tyre, Tottenham ka obligime financiare ndaj tyre.

Anglezët kanë për detyrë t’i paguajnë atij 10 milionë euro në vit, derisa të përfundojë kontratën apo të gjejë një ekip të ri.
Por këto ditë, palët janë “ulur” për të negociuar. Shkaku i Covid-19, Tottenham do të përpiqet të bind Pochettinon të ulë pagën gjatë pandemisë.
Se sa do të jenë të suksesshëm në këtë drejtim, mbetet të shihet./Lajmi.net/

