ZYRTARE: Donny van de Beek mungon në “Euro 2020”

Përfaqësuesja e Holandës në ndeshjet e Kampionatit Europian do të jetë pa futbollistin Van De Bek. Lajmi për mbetjen e Van de Bek jashtë listës së “Tulipanëve” u dha paraditën e kësaj të marte nga Federata e Futbollit të Holandës, i cili për shkak të dëmtimit nuk do të mund të jetë pjesë e këtij eventi të madh.  Ditët e fundit kishte dyshime për gjendjen fizike të 24-vjeçarit, i cili humbi miqësoren me Gjeorgjinë më 6 qershor, ndërkohë që kishte qëndruar gjatë gjithë kohës në stol në barazimin 2-2 me Skocinë më 2 qershor. Holanda përveç Van de Bek, në këtë Europian do të jetë edhe pa Van Dijk, i cili nuk mundi të riaftësohet në kohë pas dëmtimit që pësoi vjeshtën e kaluar me Liverpullin. Kujtojmë se përfaqësuesja e Maqedonisë që për herë të parë do të merr pjesë në Europian, është në të njejtin grup me Holandën, ndërsa ndërmjet veti do të përballen me 21 qershor në Amsterdam.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close