Pritja e gjatë mori fund, Bekaj më në fund titullar në portën e Kosovës

Visar Bekaj, sot ndaj Maltës do ta ketë mundësinë që të startoj për herë të parë në portën e Kosovës,  raporton lajmi.net.

Bekaj ishte zakonisht poriter i 3-të i përfaqësueses së Kosovës, pas Muricit dhe Ujkanit,  pritja e gjatë e tij  u shpërblye më në fund me një vend startues në formacion.

24- vjeçari është pjesë e Tiranës, ku sezonin e kaluar zhvilloi paraqitje pozitive në kampionatin shqipëtar, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e Prishtinës.

Kosova dhe Malta përballen sot në një ndeshje miqësore që zhvillohet në stadiumin “Wörthersee Stadion” në Klagenfurt të Austrisë ngaora 18:00. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close