Portland Trail Blazers ka humbur serinë e “Play Off-it” nga Denver Nuggets, shkruan lajmi.net.

Rezultati i çerekëve, Portland Trail Blazers – Denver Nuggets: (33-29), (35-32), (33-37) dhe (14-28).
Jokic shkëlqeu me 36 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime bashkë me Porter me 26 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Tek Portland shkëlqyen, Lilard me 28 pikë, katër kërcime dhe 13 asistime dhe McCollum me 21 pikë, katër kërcime dhe tre asistime.
Rezultati i serisë së “Play Off-it”: Portland Blazers 2-4 Denver Nuggets.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes, Portland Trail Blazers 115–126 Denver Nuggets./Lajmi.net/

