Futbollisti Agim Ibraimi është përzgjedhur në ekipin ideal të skuadrës sllovene të Mariborit. Ndjekësit e portalit sportiv të Sllovenisë, “Snportal” kishin mundësi të votojnë për ekipin ideal të Mariborit në 10 vitet e fundit.
Në mesin e tyre nuk mungoi as Agim Ibraimi, me tetovarin që grumbulloi 77% të votave, duke u bërë pjesë e 11-shes më të mirë të gjigandëve slloven.
Kujtojmë që futbollisti tetovar pjesë e Mariborit ishte për 5 vite gjatë periudhës 2011-2016.
Ibraimi me Mariborin fitoi 9 trofe dhe shënoi plot 42 gola. Agim Ibraimi aktualisht është pjesë e kampionatit vendor, pasi u rikthye për të luajtur me Shkëndijën e Tetovës./Sportmania.al


