FIFA: Merkato nuk do të fillojë me 1 qershor

Merkatoja verore në futboll nuk do të hapet me 1 qershor. Kështu ka thënë drejtori i sektorit të drejtësisë në FIFA, Emilijo Garsija Rivero.

“Jemi duke i rishikuar të gjitha opsionet dhe me shumë mundësi do të ketë më shumë afate të transferimeve në varësi prej kampionateve se kur nisin dhe kur përfundojnë. Merkatoja verore do të hapet pasi të mbyllen kampionatet elitare dhe duhet të myllet para se të fillojë sezoni i ri”, ka thënë Rivero.

Ai gjithashtu ka sqaruar se FIFA nuk do të ketë mundësi që ti vazhdojë kontratat të cilët përfundojnë me 30 qershor. Sipas FIFA-s, futbollistit të cilit i mbaron kontrata në këtë termin, do të detyrohet të largohet nga klubi, pasi nuk do të mundet të rinovojë, por as të firmos me ndonjë klub tjetër deri sa merkatoja nuk është e hapur.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close