Portieri gjerman, Neuer, është duke bërë të gjitha kalkulimet e nevojshme para vendimit të tij për të ardhmen.

Sipas ‘Kicker’, Neuer po shtynë për një kontratë të re pesë vjeçare dhe përfitime mbi 20 milionë euro, me Bayern Munich, transmeton lajmi.net.
Gjithsesi, kampionët e Bundesliga janë të interesuar të vazhdojnë kontratën e 34 vjeçarit vetëm deri në vitin 2024.
Kontrata aktuale e Neuer skadon në vitin e ardhshëm.
Neuer mund të largohet nga klubi si transferim i lirë, nëse një kompromis nuk arrihet. Për portierin po interesohet edhe Chelsea. /Lajmi.net/

